Duke u udhëhequr nga misioni i tyre për të mundësuar siguri më të madhe financiare për anëtarët e vet në çdo kohë dhe kudo, Diners Club Maqedoni ka zgjeruar rrjetin për tërheqjen e parave të gatshme me 136 bankomate të Halkbank AD Skopje. Shumën e tërhequr të parave të gatshme, anëtarët do të mund ta shlyejnë deri në 12 këste.

Rrjeti i shitjes për tërheqje të parave të gatshme deri më tani i ka përfshirë bankomatet e NLB Banka, Stopanska Banka AD Manastir dhe Uni Banka.
“Duke ditur se disponueshmëria dhe fleksibiliteti janë një nga aspektet më të rëndësishme në përvojën e përdoruesit të anëtarëve tanë, ekipi ynë po punon vazhdimisht për të zgjeruar të gjithë rrjetin e shitjeve. “Me përfshirjen e bankomateve të Halkbank, ne u mundësojmë anëtarëve tanë më shumë liri dhe zgjedhje në mënyrën e blerjes dhe të pagesës”, thonë nga Diners.
Përveç mundësisë për të tërhequr para të gatshme me shlyerje deri në 12 këste, anëtarët e Diners Club mund të blejnë edhe me këste dhe këste pa interes në mbi 4000 pika shitjeje në të gjithë vendin, të shfrytëzojnë zbritje dhe promocione speciale për pagesë të shtyrë si dhe të blejnë jashtë vendit duke bërë shlyerje me këste.
Mësoni më shumë për të gjitha përfitimet dhe aplikoni në:







