Mungesa e kuadrove ka bërë disbalancë mes kërkesës për punëtorë dhe numrit të lartë të të papunëve

Mungesa e kuadrove ka bërë disbalancë mes kërkesës për punëtorë dhe numrit të lartë të të papunëve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Mungesa e kuadrove që kërkon tregu i punës ka bërë që në vend të ketë disbalancë mes kërkesës për punëtorë dhe numrit të lartë të të papunëve të regjistruar në entet për punësim, shkruan Alsat.

Në një tribunë që u mbajt në UEJL, rektori i këtij Universiteti Abdylmenaf Bexheti tha se kjo ka të bëj kryesisht me mos ecjen me trendin e kohës sidomos nga universitetet, të cilët duhet ndjekin trendin e kërkesave nga tregu i punës.

“Sfidat janë edhe më të mëdha shkaku i karakterit të arsimit të lartë që është konservativ dhe shumë pak kapin ritmin e ndryshimeve ndërkohë që ndryshimet bëhen dita ditës më eksponenciale. Pastaj kemi edhe sistemin tonë rigid që nuk lejon të ndryshoni kurikulën në mënyrë ditore dhe ta përshtatni me fleksibilitet, andaj tani jemi duke punuar dhe kërkuar ndryshime të Ligjit të arsimit të lartë që kjo të iu jep liri universiteteve që ti referohen tregut të punës dhe në bazë të saj të përgatitin kuadrot adekuate”, tha Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL-së.

“Është kënaqësi e veçantë sepse ne si Fondacion gjithnjë aktivitetet tona i organizojnë në partneritet me institucione dhe aktor lokal andaj për këtë temë veçanërisht jemi të kënaqur që gjetëm partner universitetin sepse këta janë që vazhdimisht kanë punuar dhe po punojnë në drejtim të përgatitjes së kuadrove të ardhshme apo profesionistëve sipas nevojës apo kërkesës së tregut të punës”, u shpreh Valon Sadiku, Fondacioni Fridrich Hebert.

LEXO EDHE:

Back to top button