Natalie Portman e shqetësuar për ngacmimet seksuale ndaj grave nëpër vendet e punës

Natalie Portman e shqetësuar për ngacmimet seksuale ndaj grave nëpër vendet e punës

Aktorja e famshme e Hollywoodit, Natalie Portman, ka thënë se po shqetësohet po sigurinë e grave nëpër e vendet e tyre të punës.

Ajo dhe koleget e saj si Reese Witherspoon e Eva Longoria kanë nënshkruar një letër, të cilën e publikuan në New York Times, me anë të së cilës po kërkojnë t’u vihet fund ngacmimeve seksuale që mund të iu ndodhin grave nëpër vendet e punës.

“Do të doja të thosha se kjo ka të bëjë vetëm me mundësinë e punësimit të grave pa pasur nevojë të shqetësohem për sigurinë e tyre fizike nëpër vendet e punës. Fatkeqësisht nuk është kështu, por megjithatë diskutimet kanë filluar”, ka theksuar ajo, duke iu referuar lëvizjes “Me too” në Hollywood, të cilës i janë bashkuar shumë yje që kanë treguar se janë ngacmuar seksualisht në vendet e tyre të punës.

“Shpresoj që kjo të ketë përmirësuar disa kushte, por kjo çështje është larg mbarimit, është ende një ‘luftë’ që po vazhdon”, ka thënë aktorja për revistën Marie Claire Australia.

Ylli, e cila ka nën pronësi klubin e futbollit amerikan për ferma “Angel City FC” ku anëtare janë edhe të famshme të tjera si aktoret Amerika Ferre e Jessica Chastain, si dhe tenistja Serena Williams, ka thënë se po ndjen shpresë për gratë në industrinë e showbizit pasi filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerëig korri sukses të jashtëzakonshëm.

“Ka pasur progres, posaçërisht tash që njerëzit po flasin për këtë. Por mendoj që ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Isha shumë e emocionuar për suksesin e jashtëzakonshëm që korri ‘Barbie’, mendoj se ka hapur shumë dyer për shumë njerëz, fatkeqësisht, provat ende merren te suksesi financiar, por ‘Barbie’ ka dëshmuar se një grua regjisore si Greta, mund të jetë tejet e suksesshme pasi filmi grumbulloi 1.5 miliardë dollarë në arkat filmike. Mendoj që kjo gjë ka për t’i ndihmuar shumë e shumë njerëz për t’i bërë filmat e tyre”, ka thënë Portman.

LEXO EDHE:

Back to top button