NATO dënon shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga një dron rus
NATO dënon shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga një dron rus
Zëvendësi i Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga një dron rus.
“NATO dënon shkeljen ajrore të Rumanisë nga ana e një fluturakeje ruse. Derisa nuk kemi informacione për sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër një vendi të NATO-s, këto janë veprime të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, shkruar në profilin e tij në platformën X.
Sipas forcave ajrore ukrainase, rusët kishin kryer sulm në rajonin e Odesas, duke lansuar disa dronë – ku një prej tyre shkeli hapësirën ajrore rumune.
E ministri rumun i Mbrojtjes, ka konfirmuar se gjatë një sulmit të 8 shtatorit mbi Ukrainë, një dron rus ka shkelur hapësirën ajrore rumune.
Për të shmangur çfarëdo incidenti, rumunët ngritën në ajër dy aeroplanë luftarakë F-16 që monitoruan hapësirën e saj ajrore.