Navalny bëri thirrje për protesta kundër luftës

“Nuk mundem, nuk dua dhe nuk do të hesht, duke parë sesi marrëzitë pseudohistorike për ngjarjet e njëqind viteve më parë u bënë një justifikim për rusët që të vrasin ukrainasit”, shkruan lideri i opozitës në Rusi Alexei Navalny në llogarinë e tij në Instagram.

Ai theksoi se ka lindur në BRSS, kur mesazhi kryesor ishte “lufta për paqe”.

“I bëj thirrje të gjithëve të dalin në rrugë dhe të luftojnë për paqen. Po, pak njerëz mund të dalin në ditën e parë. Dhe në të dytën – edhe më pak. Por ne duhet shtrënguar dhëmbët dhe të kalojmë frikën, të dalim dhe të kërkojmë përfundimin e luftës”, tha ai.

Sipas tij, çdo gjë ka çmimin e vet dhe tani, në pranverën e vitit 2022, rusët duhet ta paguajnë çmimin.

LEXO EDHE:

Back to top button