Ndahen çmimet AMA, Taylor Swift shpallet artistja më e mirë e vitit

Ndahen çmimet AMA, Taylor Swift shpallet artistja më e mirë e vitit

Ylli i muzikës pop Taylor Suift triumfon në ndarjen e Çmimeve, American Music Awards, pasi u shpall artistja më e mirë e vitit. Këngëtarja e hitit “Anti-Hero” falënderoi fansat për mbështetjen pas publikimit të albumit të saj të 4. Edicionin e kaluar, këngëtarja amerikane triumfoi në kategorinë e artistes më të mirë femër, por edhe për albumin më të mirë “Evermore”.

Në kategorinë e artistit më të mirë të vitit 2022, 32-vjeçarja triumfoi përballë ikonave të muzikës pop në botë si Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.

Dove Cameron, ish aktore e Disney Channel, e cila këtë vit kryesoi Billboardet muzikore, me këngën pop “Boyfriend” mori çmimin e parë në karrierë, si artistja më e mirë e re. Machine Gun Kelly, u shpall artisti i preferuar i muzikës Rock, ndërkohë që grupi italian Maneskin fitoi çmimin për këngën më të mirë rock, “Beggin”.

LEXO EDHE:

Back to top button