Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

Akrobatja Vitore Sallaku është ndarë sot nga jeta. Një grua e rrallë, energjike, një artiste e plot talent ajo ishte një nga themelueset e Cirkut shqiptar.

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

E njohur si gruaja Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ajo lindi në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” më pas vijoi studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button