Ndalohet një person në Tabanoc, kjo është arsyeja
Ndalohet një person në Tabanoc, kjo është arsyeja
Policia në vendkalimin kufitarë Tabanoc ka ndaluar një person për shkak se dokumentet e automjetit të tij kanë qenë të falsifikuar.
“Më datë 19.11.2024 në ora 10:25, zyrtarët policorë të stacionit policor për kontroll dhe vëzhgim kufitar Tabanoc kanë ndaluar A.S. për shkak të përdorimit të dokumentit “me përmbajtje të pavërtetë” që është e dënueshme sipas nenit 380 të Kodit Penal.
Në hyrje të vendit është kontrolluar automjeti i pasagjerëve “Mini Cooper” me targa zvicerane me të cilin ka qenë duke udhëtuar dhe është konstatuar se numri VIN i mjetit nuk përputhet me numrin VIN në lejen e qarkullimit të mjetit.
Personi dhe automjeti i janë dorëzuar SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.