Ndërroi jetë Pirro Mani, një nga personalitetet më të shquara të teatrit shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Pirro Mani, një nga personalitetet më të shquara në historinë e teatrit shqiptar.

Ai ka qenë regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Pirro Mani studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe, ai u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime.

Pirro Mani është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”.

Ai është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

LEXO EDHE:

Back to top button