Yll i hip hopit, Keith Grayson, i cili performoi si DJ Kay Slay dhe punoi me yje të të famshëm, ka vdekur nga komplikimet e COVID-19.

Vdekja e Grayson në moshën 55-vjeçare u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë të dhënë për stacionin radiofonik të Neë Yorkut, “HOT 97”.

Grayson u rrit në Harlem, teksa ka qenë ‘i zhytur’ në skenën e hershme të hip hopit në Neë York. Ai filloi si një artist adoleshent grafiti dhe u shfaq në dokumentarin hip hop të vitit 1983, “Style Wars”.

Ai filloi të shesë ‘mixtapes’ në cepat e rrugëve në fillim të viteve ’90 dhe publikoi albumin e tij të parë në studio, “The Streetsweeper, Vol. 1”, në maj 2003.
I ndjeri po ashtu publikoi disa albume të tjerë dhe punoi me njerëz si Nas, Kendrick Lamar, Jadakiss dhe Busta Rhymes.








