Ndërron jetë regjisorja e njohur kosovare

Ndërron jetë regjisorja e njohur kosovare

Ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare regjisorja e njohur shqiptare nga Kosova, Vjosa Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i së ndjerës, Fatos Berisha i cili me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram ka konfirmuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi!”

Vjosa Berisha ishte një nga emrat më të njohur të ekranit në Kosovë dhe ishte një zë i fuqishëm ajo u diagnostikua me kancer rreth një viti më parë.

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Ëestminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Vjosa ishte një pikë frymëzimi për të gjithë ata persona që vuajnë nga kanceri, duke dhënë shpesh herë mesazhe motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.

LEXO EDHE:

Back to top button