Genci, Blasta dhe Graniti publikojnë klipin e këngës “Kalle”

Genci, Blasta dhe Graniti publikojnë klipin e këngës “Kalle”

“Kalle” është titulli i projektit më të ri muzikor që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Genc Prelvukaj, Blasta dhe Granit.

Kënga që është produksion i Gencit dhe Granit Ismajlit, ka ardhur e kompletuar edhe me një videoklip veror.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Black Fish që e ka xhiruar videoklipin.

Tekstin e këngës e kanë shkruar dy nga protagonistët e këngës, Genc Prelvukaj dhe Blasta.

Videoklipi ka ardhur premierë në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube, për fansat e këngëtarëve nga të cilët pritet të pëlqehet.

LEXO EDHE:

Back to top button