Ndërtesa në Fushë Topanë, Komuna e Çairit: Nuk ka shkelje ligjore

Ndërtesa në Fushë Topanë, Komuna e Çairit: Nuk ka shkelje ligjore

Gazetare: Evi Shkopi

Komuna e Çairit u deklaruar sot për rastin e ndërtesës në “ Nikolla Mleshevski 39” në Fushë Tophanë, ku banorët akuzojnë fqinjën e tyre se i ka manipuluar për të marrë nënshkrimet e tyre për gjoja riparim të çatisë, por më pas ka filluar me rindërtim të banesës. Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Iseni, thotë se pas verifikimeve të bëra në Sektorin për Urbanizëm, rezulton se ndërtuesja e mbikulmit ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe ka dokumentacion të rregullt.

“Ekzekutuesja në këtë rast që bën mbindërtimin, kulmin e ulët apo mbikulmin ka respektuar paraprakisht të gjitha procedurat për marrjen e lejes për ndërtim. Kështu që në kuptimin procedural juridik, ekzekutuesja në fjalë është komplet pastër. Një leje që jepet, përderisa është në fuqi juridike ajo nuk mund të tërhiqet mbrapa si procedurë e dhënë, pra si leje e dhënë”, tha Fari Iseni- zëdhënës i Komunës së Çairit.
Zëdhënësi i Komunës thotë se nëse banorët dëshirojnë të marrin dokumentacionet për rastin në fjalë, duhet të parashtrojnë kërkesë për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

“E kemi medoemos të bëjmë mbrojtjen e të dhënave autoriale, të dhënave personale të njerëzve. Kështu që, në këtë rast nëse nuk ka asnjëfarë lloj pengese me të dhënat personale, atëherë pse jo mund të japim ta japim si dokumentacion dhe nuk është aspak problem si çështje”, deklaroi Fari Iseni- zëdhënës i Komunës së Çairit.

Komuna nuk mund të japë leje të tillë nëse personi që synon të ndërtojë nuk ka siguruar paraprakisht edhe lejen nga Instituti Sizmiologjik. Zonja e cila akuzohet nga banorët një ditë më parë na tregoi dokumentacionin që posedonte. Pavarësisht kësaj leje që posedon ndërtuesja, banorët thonë se ndërtesa nuk është e sigurtë për ndërtim edhe të një niveli, sepse është në disnivel, por edhe ka plasaritje nga tërmetet. Banorët pretendojnë se për t’u marrë nënshkrimet i ka gjetur kur kanë qenë shumë të zënë me punë, andaj edhe nuk kanë arritur te lexojnë se çfarë në të vërtetë kanë qenë duke nënshkruar, ndërsa fqinja e tyre thotë se ata reagojnë sepse janë xheloz, sepse firmën e kanë hedhur në deklaratë të shkruar dhe jo në letër të bardhë. Banorët e revoltuar thonë se këtë çështje do ta ndjekin edhe në rrugë ligjore, sepse janë të bindur se ndërtimi që po bëhet rrezikon dëmtimin e gjithë objektit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button