Ndihma për pagat e tetorit mund të vonohet

Afati që kompanitë të aplikojnë për ndihmë shtetërore përfundon më 10 nëntor andaj shumë kompani nuk do të jenë në gjendje të aplikojnë me kohë për mbështetje financiare. Oda e Kontabilistëve fajëson deputetët që nuk gjetën gjuhë të përbashkët për ta miratuar menjëherë rishikimin buxhetor nga i cili varej fillimi i pakos së katërt të masave. Nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Dragan Mitkovski druan se nesër për shkak të mbingarkesës, sistemi i DAP-it do të bie.

“Sot është data 8, Ligji nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare, formulari për mbështetje financiare nuk është i bashkangjitur në faqen e internetit të DAP-it. Qarkullimi që supozohej të ishte parakusht për marrjen e ndihmës ishte nga 1 prilli deri më 31 gusht. Nuk e dimë për cilat arsye gjatë miratimit të ligjit ka pasur ndryshim deri më 31 tetor, ndërsa tani është shkurtuar për në 30 shtator. Kështu që kontabilistët nuk do të jenë në gjendje të përpunojnë të dhënat në një kohë kaq të shkurtër’ deklaroi Dragan Mitkovski Kryetar i Odës së Kontabilistëve pranë LOE.

Afati i parë për të aplikuar për ndihmë shtetërore ishte më 7 nëntor, por më pas qeveria vendosi ta zgjasë atë për tre ditë, që kompanitë të mund të aplikojnë për mbështetje për pagën e tetorit. Nga DAP thonë se kompanitë do të marrin përgjigje brenda tre ditësh nëse i plotësojnë kushtet. Pastaj paratë e destinuara për paga nga arka e shtetit, biznesi do t’i marrë deri në datën 15 të muajit, për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin.

“Shuma e ndihmës për punonjësit do të varet nga shkalla e të ardhurave të reduktuara, dhe nëse të ardhurat zvogëlohen nga 30% në 40%, parashihen deri në 14,500 denarë për çdo të punësuar. Për të ardhurat e reduktuara nga 40.01% në 50% ndahen 15.955 denarë. Për të ardhura të reduktuara deri në 60%, 17,410 denarë për çdo të punësuar’ pohoi Sanja Lukarevska- drejtore e DAP.

Ndryshe, pronarët e kompanive që në pakon paraprake të masave u përpoqën të abuzonin me ndihmën financiare dhe në vend që t’ua jepnin punonjësve, i mbanin paratë për vete, shteti ua bllokoi llogaritë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button