“Ndjekja e komunikimeve në rrjetet sociale”, Petrovska: Nevojitet rregullore e rreptë

Pajisjet për ndjekjen e komunikimeve përmes rrjeteve sociale janë mjaft ndërhyrëse, dmth ato ofrojnë një sasi të madhe të të dhënave, dhe para aktivizimit të pajisjeve të tilla duhet të hapet një debat më i gjerë, si dhe rregullim i rreptë i ligjeve dhe akteve nënligjore, thotë Slavjanka Petrovska nga LSDM në emisionin “360 Gradë” në Alsat.

“Nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sa herë që shërbimet e inteligjencës punojnë, ato janë në kufijtë e respektimit të të drejtave të njeriut, por që të garantojmë që një skandal i ri mos të na ndodhë, ne duhet të hapim një debat të gjerë mbi prokurimin, por së pari duhet të sigurohemi që të rregullohet në mënyrë rigoroze në ligjet dhe aktet nënligjore”, tha Petrovska.

LEXO EDHE:

Back to top button