Ndotja e ajrit mbetet  në nivel të lartë , Shkupi sot zë vendin e 5 në Evropë

Ndotja e ajrit mbetet  në nivel të lartë , Shkupi sot zë vendin e 5 në Evropë

Shkupi vazhdon të thithë ajër të ndotur. Sot kryeqyteti zë vendin e 5 në Evropë për ajrin më të ndotur, ndërsa në nivel botëror është në mesin e 20 vendeve të para. LSDM-ja opozitare ka vazhduar akuzuat ndaj pushtetit, për siç thotë mos ndërmarrjen e asnjë mase kundër ndotjes. “Në opozitë, Hristijan Mickoski premtoi 1 miliard euro investime për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes deri në 50%. Erdhi në pushtet, u ul në karrige dhe Mickoski nuk bën asgjë, nuk ka investime, nuk ka masa kundër ndotjes”, thonë nga LSDM.

“VMRO-DPMNE-ja kur e kërkonte besimin e qytetarëve premtonte luftë aktive kundër ndotjes së ajrit…Ku është tani miliardi të cilin e paralajmëronte Mickoski për luftë kundër ndotjes? Ku janë masat për uljen e ndotjes së ajrit për 50 për qind? Ky është edhe një dëshpërim, edhe një premtim i parealizuar i Mickoskit. Qytetarët e shohin se pushteti dhe kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk ndërmarrin asgjë për ajrin e ndotur”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button