Ndryshuan gjërat, Meghan dhe Harry Gati janë gati të ribashkohen me familjen mbretërore

Largimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga pallati mbretëror shkaktoi bujë të madhe në media para pak kohësh. Thuhej se çifti kishin probleme me familjen, ndaj vendosën që të jetonin larg tyre. Mirëpo duket se gjërat mes tyre janë më mirë dhe Harry me Meghan kanë vendosur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar për pak muaj, për herë të parë që pas largimit të tyre.

- Advertisment -

“The Sunday Times” ka raportuar se çifti planifikon të marrë pjesë në 95-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe një parade që organizohet në muajin qershor. Burime pranë pallatit mbretëror kanë thënë se duke qenë se eventi është zyrtar dhe një ngjarje familjare, Harry dhe Meghan pritet të jenë të pranishëm.

Kjo paradë do të jetë edhe festa e parë e madhe kombëtare që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe largimit të çiftit drejt SHBA-ve. Ky lajm i ribashkimit të familjes vjen pak kohë pasi u zbulua se Harry dhe William ishin ribashkuar virtualisht me njëri-tjetrin gjatë festave të fundvitit.

“Kishte telefonata dhe ‘video calls’ gjatë pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të ri dhe Meghan e Harry ju dërguan princit William dhe familjes së tij dhurata dhe anasjelltas. Kjo ishte një mundësi që dy familjet të bashkoheshin dhe të lidheshin me njëra-tjetrën, edhe pse virtualisht”, kanë thënë burimet.

Dy vëllezërit, William dhe Harry, kanë kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre dhe viti i shkuar ishte shumë kaotik për të dy ata.

LEXO EDHE:

Back to top button