Në afërsi të sheshit Skenderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u vendos makina elektrike me qira

Gazetar: Avni Tahiri

Një makinë elektrike është vendosur para sheshit Skenderbeu në Shkup. Makina ngjalli kureshtjen e qytetarëve.

Disa e dinin se behet fjalë për makinë elektrike të cilat mund të merren me qira për 22 denarë për kilometër, ndërsa disa të tjerë nuk ishin të njoftuar se për çfarë bëhet fjalë, madje kritikuan se ua kanë zënë vend parkimin e ndërtesës.

”Unë jetoj këtu dhe u befasova pasi ky është vend i ndërtesës a përse është shitur vendi apo e ua ka dhënë nuk jam i informuar, kjo është nga sot. Keni informata si funksionojnë? Njëjtë siç janë edhe trotinetet, me aplikacion”, tha një qytetar.

E dini se çfarë veturash janë këto? Nuk ia kam idenë, hera e parë që i shoh”, u shpreh qytetarja.

”A do të ishte në shërbim të qytetarëve? Po, këto elektrike do të ishin. Nuk do të kishte ndotje dhe ndoshta më ekonomike do të ishte nuk e di”, thotë një qytetare.

”Ana pozitive do të ishte që nuk përdor karburant, e tani edhe nuk dihet sa do të jetë çmimi dhe sipas situatës tani se si do të jetë, më mirë është kjo”, u shpreh një qytetare tjetër.

Vozitja e parë më makinë elektronike me qira u promovua në fund të majit të vitit 2025 nga Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe ish Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti. Së bashku, promovuan projektin për të cilin thanë se po e mbështesin pasi të gjithë qytetarët do të përfitojnë si për ajër më të pastër, më pak zhurmë, më pak trafik dhe për mjedis më të qetë në qendrat e qyteteve. Sipas planit të kompanisë sllovene, brenda tre vitesh, pritet që rreth 1.000 automjete elektrike me qira të vendosen edhe në qytete tjera të vendit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button