LSDM-ja akuzon pushtetin se udhëheq fushatë kundër BE-së
LSDM-ja akuzon pushtetin se udhëheq fushatë kundër BE-së dhe se po e çon vendin në izolim total. Socialdemokratët thonë se pushteti po e formon një parti pro-ruse të kontrolluar nga Vuçiqi.
“Thonë: BE – Po, por… pa kompromise! Pra, pa reforma, pa përfshirjen e pakicave në Kushtetutë, pa liri të mediave, pa reforma në drejtësi. Dhe njëkohësisht, sulme ndaj LSDM-së dhe krijimi i një opozite të kontrolluar. Po formohet një parti pro-ruse me emrin “Lidhja Demokratike Serbe”, një kopje e “Lidhjes Serbe” nën kontrollin e Vuçiçit. Qëllimi është i qartë: përçarja e votave të opozitës, krijimi i një opozite të kontrolluar dhe izolimi. Maqedonia – pika e zezë e Evropës. Kur Marta Kos, komisionerja për zgjerim e BE-së, thotë se nuk ka vend për anëtarë të rinj mbi të cilët Rusia dhe “të tjerë” kanë ndikim, dhe se Evropës nuk i duhen “kuaj troje”, atëherë duhet të jetë e qartë se për cilin vend kandidat bëhet fjalë”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së./Alsat.mk.








