Në këngën e re të Ariana Grandes paska “gisht” edhe artisti shqiptar

Vetëm pak orë më parë, këngëtarja Ariana Grande publikoi projektin e saj më të ri, në të cilin vjen ndryshe nga çdo herë tjetër. Në videoklipin e këngës së re, Ariana shfaqet si një shkencëtare mjaft seksi, ndërsa ky projekt na tërhequr vëmendje të madhe.

Kënga titullohet “34+35” dhe i ka kaluar deri tani 8 milion klikime në Youtube. Mirëpo, e dinit se në tekstin e kësaj kënge ka bashkëpunuar edhe artisti i mirënjohur shqiptar, Albert Stanaj?

Ai është një tjetër shqiptar që po na bën krenarë nëpër botë dhe me “prekjen” e tij, kjo këngë padyshim do të jetë një sukses i vërtetë.

“Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë.”- është shprehur më herët Stanaj, i cili duket se është në rrugën e duhur.

Kënga në fjalë është pjesë e albumit të saj të ri “Positions”, i cili u publikua në fillim të këtij muaji dhe debutoi në numrin një në top-listën amerikane “Billboard 200”.

LEXO EDHE:

Back to top button