Në koncertin e Olivia Rodrigos shpërndahen kontraceptivë falas

Në koncertin e Olivia Rodrigos shpërndahen kontraceptivë falas

Në koncertin e këngëtares së famshme, Olivia Rodrigo, janë shpërndarë kontraceptivë falas, raporton BBC.

Adhuruesit e këngëtares të cilët kishin shkuar për ta ndjekur atë mund të merrnin kontraceptive falas në shtandet të cilat ishin të vendosura në hapësirat ku po mbahej koncerti, në Missouri të SHBA-së, i cili e ndalon abortin.

Vitin e kaluar Rodrigo kishte lansuar kampanjën “Fund 4 Good”, një iniciative globale për njerëzit që kërkonin ndihme në lidhje me shëndetin riprodhues.

Kontraceptivët janë legal në Shtetet e Bashkuara, por aborti në shtetin Missouri është i ndaluar me ligj, por ka përjashtime kur bëhet fjalë për vënien në rrezik të jetës së nënës apo për të parandaluar rrezikun për shëndetin fizik.

Një pjesë e fitimeve nga turneu i Rodrigos do të shkojë për “Fund 4 Good”.

Senatori i shtetit Missouri, republikani Bill Eigel, ka shkruar në rrjetin social “X” që Rodrigos duhet t’i vijë turp që ka shpërndarë kontraceptivë dhe ilaçe për të cilat ai tha se shkaktojnë abort.

Sidoqoftë, sipas NHS, ilaçet kontraceptivë që përdoren pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, që njihen si “morning after pill”, përdorën për parandalimin e një shtatzënie të mundshme pas një marrëdhënie të kryer pa mbrojtje.

Kjo nuk është hera e parë që Rodrigo ka ngritur zërin në lidhje me këtë çështje.

Ajo pati përdorur debutimin e saj në festivalin Glastonbury në vitin 2022 të protestonte pro të drejtës për abort.

“Jam e dëshpëruar dhe e tmerruar se shumë gra e vajza do të vdesin për këtë. Dua të dedikojë këngën e ardhshme për gjashtë anëtarët e Gjykatës Supreme, të cilët na treguan se në fund të ditës, nuk ju intereson për lirinë”, pati thënë Rodrigo.

LEXO EDHE:

Back to top button