Në Kuvend u mbajt debat publik për propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve

Gazetar: Petar Çaushevski

Në Komisionin parlamentar të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis bashkësive u zhvillua debat publik për propozim Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Me këtë ligj iu kushtua vëmendje forcimit të rolit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, gjë që është mjaft e vështirë të arrihet brenda këtyre kornizave kushtetuese, si dhe kompetencave”, deklaroi Aleksandra Deanoska – Trendafillovska, eksperte nga grupi i punës.

Opozita thotë se ky propozimligj rrezikon juridikisht sistemin gjyqësor në vend.

“Ky ligj nuk e forcon pavarësinë, ai e betonon varësinë përmes mekanizmave të dizajnuar të autoritarizmit ligjor. Si profesoreshë e shkencave politike dhe si qytetare, rekomandimi im përfundimtar është rishikim i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë tekstit”, tha Ana Çupeska, LSDM.

Propozim ligji, më 27 mars kaloi leximin e parë në Komision. Në atë kohë ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, theksoi se është një nga shtyllat kyçe në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit. Në propozim ligj parashikohen një sërë ndryshimesh, si mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, procedura për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, mënyra e votimit në këshill, procedura për zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, përfshirë edhe mundësinë për paraqitjen e nismës për shkarkim në Kuvend. Ligji ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, me disa rekomandime të cilat janë integruar në propozim./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button