Në Londër fillon gjyqi i Greta Thunberg

Në Londër fillon gjyqi i Greta Thunberg

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg do të dalë sot në gjykatë në Londër me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike për shkak të protestës para vendit ku u mbajt konferenca e naftës dhe gazit të vitit të kaluar.

Ajo, së bashku me katër persona të tjerë, u arrestua në tetor jashtë një hoteli në Londër, ku udhëheqësit e industrisë po organizonin një forum energjetik, raporton Reuters.

Të pesë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm dhe gjykimi i tyre, i cili pritet të zgjasë të paktën dy ditë, do të zhvillohet nga një gjyqtar pa juri.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një gjobë maksimale prej 2500 £.

Aktivistë të tjerë të klimës, përfshirë grupin Greenpeace, kanë njoftuar se do të protestojnë jashtë gjykatës në solidaritet me të pandehurit.

LEXO EDHE:

Back to top button