Në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar mbi gjysmë milion vaksina anti-Covid

Vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja me Kovid19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74 raste të reja me korona virus nga 4582 testime të kryera. Përsëri Shkupi dhe Tetova janë qytetet me më shumë të infektuar ndërkaq janë regjistruar edhe 2 viktima. Momentalisht në vend janë 456 raste aktive me Kovid. Ndërkohë rrjedh procesi i vaksinimit. Gjatë 24 orëve të shkuara janë vaksinuar 11.946 qytetarë prej të cilëve 3109 me dozën e parë.  Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në 510.197 persona, ndërkaq me dy doza janë vaksinuar 381.182 qytetarë. Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është të vaksinohen 70-80% e popullatës.

LEXO EDHE:

Back to top button