Qeveria injoron vërejtjet e Antikorrupsonit për autostradat

Qeveria nuk do ta dëgjojë Antikorrupsionin, dhe nuk do ta ndalojë procesin e negociatave me Behtel Enka. Zëvendëskryeministri për Ekonomi Fatmir Bytyqi, beson se marrëveshja nuk duhet parë me supozime negative. Qeveria do të vazhdojë të negociojë detajet, sepse ligji e lejon atë, pretendon Bytyqi.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit jep propozime, ne gjithmonë i kemi dëgjuar ato, por nuk do të dëshironim të paragjykonim se rezultati i këtij aktiviteti është ai që KSHPK dëshiron ta tregojë”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendës kryeministër për Ekonomi.

Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Kundër Korrupsionit dorëzoi Nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Partneritet Strategjik me kompaninë Behtel – Enka. Anëtarët e komisionit kundër korrupsionit thonë se ligji mundëson kufizim të konkurrencës dhe shmang garën korrekte se kush duhet ta fitojë biznesin. Pas dorëzimit të Nismës, ata njoftuan se do t’i kërkojnë Qeverisë t’i ndërpresë të gjitha hapat e ardhshëm të negociatave me Behtel-Enkën, derisa të merret një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja. Se kjo zgjedhje e kompanisë është e diskutueshme, tashmë theksuan edhe ekspertët në fushën e prokurimit publik të cilët theksojnë se zgjedhja e kësaj kompanie ka ngjashmëri me zgjedhjen e Sinohidro kineze e cila ndërton Autostradën Kërçovë-Ohër, dhe për cilën zhvillohet procedurë gjyqësore për zyrtarë nga qeveria e mëparshme.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button