Në spitalet e Shkupit ka 497 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19, ka vende të lira

Janë pranuar 43 pacientë të ri në kovid-qendrat në Shkup, gjithsej po trajtohen 497 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 497 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 17 persona. tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, katër në Institutin e TBC-së, dy në Klinikën e Dermatologjisë, një në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe dy në Klinikën e Gastroeneterohepatologjisë. Në Klinikën e ORL-së janë pranuar dy pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 12 pacientë të ri me Covid-19, kurse 12 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 31 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Për momentin, 26 pacientë po trajtohen në Klinikën e Dermatologjisë, respektivisht në Qendrën Covid, 30 në Klinikën e Neurologjisë, 53 pacientë me simptoma të koronavirusit po trajtohen në Institutin e TBC-së. në Klinikën e Syve po trajtohen 16 pacientë, kurse në ORL 28 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë pranuar 25 pacientë.

Në spitalin “8 shtatori” po trajtohen 108 pacientë, në Klinikën Infektive 152, ndërsa në Kozle ka 38 pacientë 152 pacientë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa ka 38 pacientë në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive në Fëmijët Kozle.

Gjithsej 497 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button