Gazetar: Bashkim Sulejmani
Festivali, Watch OUT, rikthehet për publikun tetovar me edicionin e tij të njëmbëdhjetë. Do të fillojë nesër, dhe për çdo ditë, gjatë katër ditëve në vijim, tek shtëpia muze e komunistëve në Tetovë, do të shfaqen filma nga tre kategori, e animuar, dokumentar dhe filma të shkurtër. Në konferencën e sotme, u shpallën edhe fituesit e këtij edicioni.
“Fituesit e festivalit janë, “Familar Stranger”, që është nga Singapori, “We are the earth” Francë dhe filmi që vjen në bashkëpunim mes Argjentinës dhe Venezuelës”, deklaroi Egzona Musliu – koordinatore.
Filmat trajtojnë tematikën aktuale, luftërat, aspektin social e kështu me radhë, ndërsa interesimi i madh, ka bërë që, drejtori i këtij festivali Bujar Luma, të bëj thirrje për zgjerim të këtij festivali dhe rritje të tij.
“Ajo që ne si LOJA vazhdojmë të bëjmë është rritja e këtij festivali dhe ngritja e zërit në hapësirën e mbrojtur publike, andaj, mendoj se ky Festival filmi është me shenjat më të mira për këtë gjë e sidomos këtë vit kur patëm filma dhe prurje që ne i themi art i angazhuar”, tha Bujar Luma – drejtor i festivalit të filmit WATCH OUT.
Juria që përzgjodhi materialet është e përbërë nga Arben Zharku, Gjorgji Jovanoviç nga Mqedonia e Veriut, si dhe Fabian Langen nga Gjermania, kameraman i njohur në Gjermani. /Alsat.mk








