Nënshkruhet deklarata e tretë e BE – NATO

Nënshkruhet deklarata e tretë e BE – NATO

Në krah të zyrtarëve të lartë të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes kreu i aleancës veriatlantike  Jens Stoltenberg tha se Putin ka dështuar sepse NATO dhe BE po zgjerojnë bashkëpunimin me shtetet ballkanike dhe ato lindore. Sipas shefit të NATO-s Vladimir Putin ka dështuar në përpjekjen e tij për të prishur marrëdhëniet mes shteteve perëndimore. Në të njëjtën linje ishte edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Putin dëshironte me pak prezence të NATO-s në Evropen lindore por ai ka rritur të kundërtën. Ne po bëhemi të fuqishëm. Do të kemi me shumë prezence të NATO-s, me shumë prezence të BE-së.

Ne po e bëjmë edhe më të fortë Evropën duke e përshpejtuar procesin e zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Inkurajojmë përfshirjen sa më të plotë në nismat e NATO-s të aleatëve që nuk janë anëtarë të BE-së”, tha Charles Michel

Sipas shefes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen  Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj vendeve që mbështesin Rusinë si Bjellorusia dhe Irani.

“Ky dokument do të krijojë një vizion se si të dy organizatat do të punojnë së bashku kundër “kërcënimeve të përbashkëta”. Ne do të mbajmë presionin mbi Kremlinin për aq kohë sa të duhet me një regjim sanksionesh të ashpër. Ne do të vendosim sanksione të reja ndaj shteteve që mbështesin ushtarakisht Rusinë si Bjellorusia ose Irani”, tha Ursula Von Der Leyen

Deklarata e parë të përbashkët për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian u nënshkrua më 10 Korrik 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button