Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka qenë i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së nesërme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.
“Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta cojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim…e gjëra të tilla”- tha Bejko.
Doli ajo që thamë ne, Berisha ka dalë aty për hallin e vetë, të mbledhë sa më shumë njerz për t;u thënë ndërkombëtarëve të bëjnë kujdes se mund të shkaktojë destabilizim si në vend ashtu edhe në rajon. Në fund doli sic thashë unë, përfundoi vetëm”- shtoi Bejko.
“Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika. Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij”- tha nënkryetari i PD.
Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, të nesërmen (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani./gazetatema








