Nesër bllokadë në hyrje të Shkupit në Autokomandë nga ora 7 deri në 10

Nesër bllokadë në hyrje të Shkupit në Autokomandë nga ora 7 deri në 10

Gazetar: Ile Petrevski

Sindikatat nesër nga ora shtatë deri në dhjetë do të bllokojnë hyrjen në Shkup në afërsi të lagjes Autokomandë. Një vendim të tillë për radikalizimin e protestave e ka marrë kryesia e LSM-së, me arsyetimin se Qeveria nuk u përgjigjet kërkesave për rritje të pagave në sektorin publik.

Nga LSM për Alsat thonë se kjo kërkesë është deri në fund të këtij muaji. Më pas, punëtorëve u takon rritje e detyrueshme, ose harmonizim i pagave, në përputhje me Ligjin për pagën minimale, në afat prej 6 muajve pas rritjes së pagës më të ulët.

“Shumica e punëtorëve janë të disponuar ti kërkojnë ato 18,4 për qind, gjegjësisht përqindjen që ishte në këmbim të asaj nga 15 mijë deri në 18 mijë denarë pagë minimale. Besoj se do të ketë shumë padi nga punonjësit, dhe sidomos në sektorin publik, pra punonjësi thjesht do ta kërkojë atë që është e garantuar me ligj.
Sindikatat janë optimiste se do të ketë një zgjidhje me autoritetet deri në fund të javës së ardhshme. Deri atëherë greva në vendin e punës do të vazhdojë, dhe punonjësit do ta kryejnë detyrën me kapacitet minimal”,  u shpreh Ivan Peshevski -Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sindikata njoftoi se do të vendosë bllokada në vende të ndryshme çdo ditë.

“Bllokada e nesërme e hyrje-daljeve të kryeqytetit do të jetë vetëm një uverturë nga sindikatat, si një mënyrë e re për të shprehur revoltën ndaj institucioneve, sepse nuk i plotësojnë kërkesat e tyre për rritjen e pagave që marrin punonjësit e sektorit publik. Kjo do të pasojnë bllokada të hyrjeve të tjera në Shkup, si dhe me protesta para Qeverisë, Kuvendit dhe ministrive të tjera përkatëse, që janë përgjegjëse për zgjidhjen e problemit të tyre”, raporton gazetari i Alsatm.mk, Ile Petrevski.

Sektori publik tashmë një jave është në grevë të përgjithshme./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button