Nesër takimi Bislimi – Petkoviq në Bruksel, Vetëvendosje kritikon Lajçakun

Nesër takimi Bislimi – Petkoviq në Bruksel, Vetëvendosje kritikon Lajçakun

Lëvizja Vetëvendosje ka ashpërsuar kritikat ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Një ditë para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, partia në pushtet po E konsideron Lajçakun si të anshëm në proces të dialogut, sidomos pas deklaratave se “draft-statuti i ish-ekipit menaxhues duhet të jetë pikënisje për Asociacionin”. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se qëllimi i Lajçak është që të ofrojë një version ekstrem për Asociacionin dhe jo një version real. Ai thekson se ndërmjetësuesi i dialogut, por edhe të tjerët duhet të kuptojnë se Asociacioni nuk mund të kalojë asnjë milimetër jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës.

“Propozimet që i ka pasur Lajçak është që të ofrojë një ekstrem atje dhe një ekstrem këtu dhe ‘hajde të takohemi kah mesi’. Nuk është politika ashtu, as shteti nuk funksionon, besa nuk po funksionojnë as trendët evropianë në atë mënyrë. Qëndrimi jonë prej fillimit ka qenë se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjshmëria janë alfa dhe omega. Çfarë ka brenda asaj Kushtetute mund të shikohet se si mund të përmirësohet pjesëmarrja politike e secilit komunitet në Kosovë, por një milimetër jashtë Kushtetutës së Kosovës nuk mund të kalojë. Kjo në Kosovë nuk kalon, këtë duhet ta ketë parasysh edhe zotëri Lajçak dhe të tjerët”, deklaroi Armend Muja, Deputet i Vetëvendosjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button