Netanyahu: Me ose pa marrëveshje, Izraeli hyn në Rafah

Netanyahu: Me ose pa marrëveshje, Izraeli hyn në Rafah

Qindra vetë kanë vazhduar protestat në Izrael duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura në robëri nga Hamasi në Gaza.

Mbrëmjen e djeshme, protestuesit u shfaqën në rrugë me pankarta drejtuar qeverisë izraelite, si “Rafah mund të presë, pengjet nuk munden”, teksa i vunë zjarrin objekteve, duke bllokuar rrugët e qytetit.

Por pavarësisht protestave, kryeministri izraelit, Netanyahu, u zotua të nisë një inkursion. Ai i bëri komentet e tij gjatë një takimi me forumet e familjeve izraelite të ushtarëve dhe pengjeve të rënë në Gaza.

Netanyahu tha se Izraeli do të hyjë në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit atje “me ose pa marrëveshje.” Megjithatë, ditët e fundit, politikanët izraelitë kanë treguar se do të ishin të hapur për një marrëveshje me pengje në këmbim të pezullimit të një pushtimi të planifikuar tokësor të Rafahut.

Gjithashtu, pas bisedimeve të fundit në Kajro, Hamasi ka thënë se është duke e shqyrtuar ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button