Nevoja për punëtorë në Gjermani, rritet interesimi për kurset në gjuhën gjermane

Gjermania mbetet një nga vendet e synuara nga shumë qytetarë dhe informacionet e plasuara nga Agjencia Federale e Punësimit gjatë muajit gusht se kërkojnë mijëra punëtorë është pritur me entuziazëm nga shumë qytetarë edhe në vendin tonë. Këtë e tregon numri i lartë i personave që regjistrohen për të mësuar gjuhën gjermane. Bekim Kamberi nga një qendër kursesh për gjuhë të huaja, thotë se numri i kursantëve mbetet i lartë, pavarësisht rrethanave të krijuara për shkak të pandemisë si shtyrja e terminëve për vizë.

“Në kohën e fundit, pasi kaluan pushimet verore, interesimi për të mësuar Gjuhën Gjermane është rritur, pasi që nga 1 shtatori Ambasada Gjermane, përsëri ka filluar 00:43 më ofrimin e vizave. Kemi një informacion nga Ambasada Gjermane se gjatë shtatorit ka pasur rreth 50 mijë klikime në faqen ku aplikohet për vizë.”- deklaroi Bekim Kamberi- qendër kursesh për gjuhë gjermane.

Ai thotë se nga kursantët e regjistruar, ata që planifikojnë të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut dhe të punësohen këtu janë shumë të paktë.

“ Kemi shumë pak persona që e mësojnë gjuhën gjermane dhe duan të mbesin këtu.00:04 Ka edhe prej atyre që janë vërtet të dëshpëruar. Ka shumë të rinj që kanë mbaruar edhe studimet akademike dhe hasin në vështirësi për punësim. Tani mënyrën e vetme kanë gjetur, pasi që Gjermani si një ndër shtete më të fuqishme Evropiane ofron programe që kërkojnë fuqi punëtore. Kështu shumica e të rinjve e gjejnë veten të gatshëm të transferohen në Gjermani. Të punësohen atje, se sa të punësohen këtu”- pohoi Bekim Kamberi- qendër kursesh për gjuhë gjermane.

Gjatë vitit 2020, 1625 persona kanë marrë përgjigje pozitive në aplikimin e tyre për vizë. Nga Ambasada Gjermane thonë se  lidhur me kategorinë e vizave “punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor”, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, u dha një kuotë totale vjetore prej 25,000 vizash. Nga ajo kuotë, 4,750 viza në vit i përkasin Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button