Nga largimi i serbëve nga institucionet te “presioni” i BE-së për maturi

Nga largimi i serbëve nga institucionet te “presioni” i BE-së për maturi

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit. Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, i cili edhe vet dha dorëheqjen nga pozita e ministrit në qeverinë e Kosovës.

Pas këtij vendimi dorëheqjen e dhanë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe të prokurorisë në veri, duke zhveshur kështu uniformat e policisë. Rakiq tha se vendimi për largimin nga institucionet vlen derisa Prishtina zyrtare “të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Borrell ka thënë se zhvillimet e fundit vënë në rrezik vitet e punës së palodhur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“U bëj  thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të çojë në tensione të mëtejshme”, ka shkruar ai në një postim në Twitter, ku edhe ka lëshuar një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.

Ai tha se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale, pasi sipas tij, ky veprim ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren./abcnews.

LEXO EDHE:

Back to top button