Kur bëhet fjalë për filmat, përdoruesit më së shumti kërkuan informacione në lidhje me filmin “Barbie”. Në vend të dytë është thriller biografik i Christopher Nolan “Oppenheimer”.
View this post on Instagram
Lista vjetore e kërkimeve kryesore e Google përputhet me rezultatet e arkës së Barbie si filmi me fitimet më të larta të vitit, duke fituar 1.4 miliardë dollarë nga 950 milionë dollarët e Oppenheimer.
ersonat e famshëm më të kërkuar që vdiqën në vitin 2023 janë Matthew Perry, Tina Turner dhe Sinead O’Connor, ndërsa lufta në Gaza, misioni tragjik i nëndetëses në Titanikun dhe tërmeti në Turqi janë lajmet më të kërkuara.
Shakira është femra muzikante më e kërkuar e vitit 2023 në Google.
Bibimbap, një pjatë koreane me oriz, është receta më e kërkuar dhe ekipi sportiv më i kërkuar është Inter Miami, për të cilin luan ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi.








