Nga mesnata shoferët do të furnizohen me naftë më të lirë
Gazetar: Angell Dimovski
Shoferët, nga mesnata do të furnizohen me naftë më të lirë. Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim me të cilin çmimi i benzinës rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 6,5 denarë për litër. Po ashtu, edhe çmimi i mazutit ulet për 3,238 denarë për kilogram.
| Karburantet | Ndryshimi | Çmimi i ri |
| EUROSUPER BS-95 | rritet për 0,50 den/l | 88,00 den/l |
| EUROSUPER BS-98 | rritet për 0,50 den/l | 90,00 den/l |
| EURODIZEL (D-Е V) | ulet për 6,50 den/l | 85,50 den/l |
| Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (ЕL-1) | ulet për 6,50 den/l | 87,50 den/l |
| Mazuti М-1 НС | ulet për 3,238 den/kg | 47,906 den/kg |
Këto janë çmimet maksimale me pakicë. Ndërkohë, OKTA nga sot vendos ulje prej 2 denarë për benzinën në të gjitha pikat e karburantit që furnizohen prej saj.
“Si rezultat i lëvizjeve aktuale të çmimeve ndërkombëtare të karburanteve dhe komunikimit të vazhdueshëm me Qeverinë, OKTA ka marrë vendim për ulje të përkohshme prej 2 denarë për benzinën në periudhën nga 2 deri më 16 qershor 2026“, thanë nga OKTA.
- OKTA ka marrë vendim për ulje të përkohshme prej 2 denarësh për benzinën
Për momentin mbetet në fuqi masa për uljen e akcizës prej 2 denarë për naftën dhe benzinën, e cila rregullohet me ligj në varësi të rritjes së çmimit në bursë.
“Pasi ulja e çmimeve të karburanteve në bursat botërore u reflektua edhe në tregun vendas, Qeveria dje, në mbledhje të jashtëzakonshme, vendosi menjëherë ta rikthejë TVSH-në për benzinën nga 10 në 18 për qind”, thotë Angell Dimovski, gazetar.
Sot, pas shkëmbimit të ri të sulmeve ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit, çmimet e naftës së papërpunuar u rritën me më shumë se tre për qind dhe arritën pothuajse 94 dollarë për fuçi. Ndërkohë, në nivel global, shqetësimet për mungesën e energjensëve po rriten. FMN-ja ka paralajmëruar se, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, presioni më i madh bie mbi ekonomitë më pak të zhvilluara./Alsat.mk.








