Nga viti 2022, tatim trefish më i lartë për objektet që nuk shfrytëzohen ose nuk jepen me qira

Projektligji i ri për të ndryshuar ligjin e pronës, i cili është paralajmëruar për vitin 2022, synon të inkurajojë përdorimin e të gjitha llojeve të pasurive të patundshme dhe të luftojë ekonominë gri. Nëse prona nuk përdoret ose jepet me qira, pasojnë taksa më të larta, thotë Dimitar Kovaçevski, zëvendës ministri i financave, në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat.

Qëllimi i parë dhe kryesor është vënia në punë e pasurive të patundshme dhe e dyta është rritja e të ardhurave në lidhje me tatimin e pronës. Norma e tatimit të pronës, për pronën që nuk është përdorur ose është dhënë me qira për më shumë se 6 muaj, kurse është në pronësi të komunave, si dhe në pronësi të individëve, rritet tre herë në raport me normat e përcaktuara me ligj, është shprehur Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button