Ja si e priti familja e Ledrit anëtaren më të re në familje
Dy ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Pritja e ëmbël dhe kaq shumë e gjatë mori fund dhe Sara solli në jetë vajzën e parë të çiftit.
Vetë Ledri ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto emocionuese ku kishte shtrënguar dorën e tij me të Sarës, ndërsa komentet e urimit për çiftin ishin të pafundme.
Kjo është mbesa e parë për prindërit e Ledrit, të cilët i kanë bërë pritjen më të ëmbël bebushes që ka ardhur në jetë. Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.
Të gjithë jemi kuriozë të shohim foton e parë të bebushes dhe të mësojmë emrin që Sara dhe Ledri kanë zgjedhur për të.