Nga viti i ardhshëm shkollor 2026/2027 do të hapet shkolla e mesme policore

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Rikthehet shkolla e mesme policore. Nga viti shkollor që vjen, nxënësit që përfundojnë vitin e dytë në shkollë të mesme, do të mund që vitin e tretë dhe të katërt ta vazhdojnë në shkollën policore e cila është duke u formuar në kuadër të akademisë policore. Shkolla e mesme policore do të zëvendësojë akademinë në Idrizovë ku deri tani të rinjtë ndiqnin trajnimet për polic.

Qëllimi tani është të kemi zyrtarë të përgatitur policorë përmes arsimit të mesëm profesional ku do ti marrin aftësitë morale dhe etike, ku do të kenë përgatitje solide psiko fizike por edhe përgatitje profesionale ku kontribut do të jep edhe fella akademike dhe shkencore, e ku do të kemi policë të formuar e të cilët do të ngritin shkallën e veprimit të policisë së Republikës së Maqedonisë dhe do t’i afrojnë me standardet policore ndërkombëtare”, deklaroi Brane Petrushevski – Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Mësimi do të zhvillohet sipas planeve dhe programeve të miratuara nga Ministri i Arsimit në bashkëpunim me MPB-në. Konkursi për pranim hapet më së voni 30 ditë pas përfundimit të vitit shkollor. Nxënësit që do të pranohen, do të vendosen në shtëpi të nxënësve e vendosur në kuadër të akademisë policore. Atyre u sigurohet uniformë dhe ushqim.

Nxënësit në shkollën e mesme policore pas përfundimit të vitit të katërt, japin provim për përfundim të arsimit të mesëm në përputhje me ligjin për arsim të mesëm dhe konceptit për maturë shtetërore, maturë shkollore dhe provim përfundimtar. Nxënësit e diplomuar kanë punësim të garantuar në MPB.

  • Pas vitit të katërt, japin provim
  • Nxënësit që diplomojnë, kanë punësim të garantuar në MPB

Megjithatë jo çdo nxënës do të mund të regjistrohet. Nga MPB njoftuan se do të ketë kushte të posaçme, respektivisht ushtrime të cilat kërkohen gjatë konkurrimit për zyrtar policor.

Nxënësi që përfundon shkollën e mesme të policisë, dëftesën do ta marrë të firmosur nga Ministri i Brendshëm dhe jo nga drejtori i Shkollës./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button