Nikolov: Nuk mund të ketë shtet sovran pa strukturë energjetike

Nikolov: Nuk mund të ketë shtet sovran pa strukturë energjetike

Ish-kryetari i Shoqatës së Minierave, Nikolajço Nikolov, sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, i bëri thirrje shtetit që të marrë në dorë burimet energjetike, sepse sipas tij kjo do të lehtësonte procedurën për investitorët e huaj në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, shkruan Alsat.

“Nuk ka shtet sovran, që nuk ka energjinë e vet. Në të kundërtën nuk është sovran, është i varur… shteti duhet të formojë një organ që do të studiojë se ku mund të vendosen fotovoltaikët, të studiojë se çfarë mundësi lidhjesh kemi dhe pastaj të kërkojë investitorë. Unë garantoj që investitorët do të vijnë. Shteti duhet ta marrë këtë në dorë”, deklaroi Nikolajço Nikolov, ish kryetar i Shoqatës së Minierave./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button