Ralpovski: Dokumenti për uljen e shpenzimeve në sektorin publik është pa asnjë analizë

Ralpovski: Dokumenti për uljen e shpenzimeve në sektorin publik është pa asnjë analizë

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Blagoja Ralpovski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsa, vlerësoi se dokumenti i masave për uljen e shpenzimeve në sektorin publik, i prezantuar nga Qeveria, është miratuar pa analizë dhe ka lejuar mundësi për partizimin e administratës, shkruan Alsat.

“Ky dokument u jep mundësi që të partizojnë 100% administratën publike… Konstatojmë se masat dhe rekomandimet janë miratuar në mënyrë të përgjithshme, nuk kemi asnjë analizë të atyre masave dhe rekomandimeve. I gjithë opinioni duhet të konkludojë se në Maqedoni nuk ekziston dialog, sidomos dialogu social”, deklaroi Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button