Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë, diskutohet për gjendjen me Covid-19

Tashmë ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të diskutohet për situatën me Covid-19 si dhe për masat e marra nga institucionet për ballafaqim me pandeminë.

Në mbledhjen e sotme, përpos anëtarëve të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski po merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte mbajtur më 29 tetor, pikërisht për të diskutuar situatën me Covid-19.

Sipas njoftimeve, pas orës 13:15 duhet të ketë deklarata pas përfundimit të mbledhjes.

LEXO EDHE:

Back to top button