Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës – të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Tashmë ka filluar të dëgjohet dëshmia e mjekut ligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Naim Uka. Më pas do të dëgjohen edhe Jeton Binaku, Hasan Hasanaj dhe Naim Sadiku.

Në sallën e gjyqit tashmë kanë arritur të akuzuarit, ndërsa të pranishëm janë edhe familjarët e të ndjerës, Liridona Ademaj.

Ndërkaq, në seancën e fundit u dëgjuan ekspertët e psikiatrisë, të cilët kishin kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit Naim Murseli dhe Granit Plavës. Ekspertët deklaruan në sallën e gjyqit se nga ekzaminimi i bërë nuk janë konstatuar çrregullime të shëndetit mendor te Naim Murselit, as në formë të përhershme e as të përkohshme.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, ngjarja ishte inskenuar si grabitje dhe dyshohet se vrasja ishte e planifikuar, me Granit Plavën si ekzekutues dhe Naim Murselin si organizator.

LEXO EDHE:

Back to top button