Nisin hetimet ndaj aktorit të njohur turk

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim.

- Advertisements -

Punonjësit kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.

Sipas mediave turke, është nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.

Ndërsa Burak në një deklaratë tha: “Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”.

LEXO EDHE:

Back to top button