" "
Kanë kaluar vetëm një ditë që nga publikimi i këngës së re “Djegi krejt” të Gjikos dhe Fifit.
Kënga e dyshes së njohur të estradës u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube.
Me tekst të shkruar nga vet këngëtarët dhe me producim të BigBang, projekti është rikthyer në një hit të kësaj periudhe.

Artistët kanë bërë një paraqitje të mahnitshme, ndërkohë që u komentuan edhe për videoklipin e veçantë.









