Një hajdut i arrestuar gjatë grabitjes së një apartamenti – pauzoi për të lexuar një libër
Një hajdut i arrestuar gjatë grabitjes së një apartamenti - pauzoi për të lexuar një libër
Ai ka hyrë në një apartament në një pallat në Romë për ta grabitur, por pasi ka parë një libër në dhomën e gjumit të pronarit, është ulur në shtrat për ta lexuar dhe kështu është zbuluar, raportojnë mediat italiane.
Me siguri ka menduar se nuk ka njeri në shtëpi, por pronari i banesës duke dëgjuar zhurma nga dhoma e gjumit ka lajmëruar menjëherë policinë.
“Hajduti i arsimuar”, 38-vjeçari italian, siç raportojnë mediat vendase, është arrestuar pasi 71-vjeçari pronar i banesës ka lajmëruar policinë. Prirja drejt epikave dhe miteve greke i kushtoi shtrenjtë, raportojnë mediat vendase.
Mediat shkruajnë gjithashtu se hajduti është gjetur në banesë teksa ishte shtrirë në krevat duke lexuar një libër dhe kishte edhe një çantë me gardërobë të markës.
Hajduti lexoi “Gli Dei alle sei. L’Iliade all’ora dell’aperitivo’ nga Giovanni Nucci, e cila eksploron Iliadën nga këndvështrimi i perëndive, ndërsa thekson fuqinë interpretuese të veprës epike për të kuptuar ngjarjet aktuale.
Garderoba, si dhe libri Iliada iu kthyen pronarit.