Rritet numri i personave që vuajnë nga Covid-19, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet
Rritet numri i personave që vuajnë nga Covid-19, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet
Në vend është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga Covid-19 dhe autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive. Nga data 12 deri më 18 gusht janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirus, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), që paraqet një rritje prej 60,4 për qind krahasuar me javën e kaluar.