Një incident i rëndë u shmang në aeroportin e qytetit francez të Nicës, kapiteni po qante dhe dridhej!

Një incident i rëndë u shmang në aeroportin e qytetit francez të Nicës, kapiteni po qante dhe dridhej!

Një incident i rëndë u shmang në aeroportin e qytetit francez të Nicës, kur dy aeroplanë gati u përplasën në pistë, duke kaluar njëri-tjetrin vetëm tre metra larg, raportuan mediat .

Incidenti ndodhi kur një aeroplan i operuar nga linja ajrore tuniziane NuvelEr gati u përplas me një aeroplan të EasyJet ndërsa po përgatitej për ngritje.

Pasagjerët e fluturimit EasyJet thanë se fluturimi i tyre fillimisht u vonua për shkak të motit të keq, me stuhi dhe mjegull të dendur mbi Côte d’Azur mbrëmë. Ata shtuan se avioni ndërroi pista disa herë dhe më pas, në momentin kur u dëgjua një zhurmë shurdhuese, panë një avion tunizian vetëm tre metra larg avionit të tyre.

Pasagjerët thanë se kishte shumë panik dhe kapiteni doli nga kabina duke qarë dhe duke u dridhur. Ai u tha atyre se përplasja ishte shmangur me tre metra dhe se fluturimi nuk mund të vazhdonte, pas së cilës u anulua menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button