" "
Burak Yoruk është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.
Por, janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare. Për prejardhjen e tij, ai flet shumë shpesh. Madje, në një intervistë kishte thënë edhe disa fjalë shqip.
E se është krenar për prejardhjen e tij, ai e ka dëshmuar edhe me një veprim që ka bërë së fundi.
Në një episod të serialit ku po luan aktualisht “Ask Mantik Intikam”, Burak ka vendosur një zingjir me shqiponjë.









