Një nga të arrestuarit për publikimin e pagave në Shqipëri, punon për një rus i akuzuar për lidhje me shërbimet e inteligjencës

Endri Ikonomi është një nga personat e akuzuar për publikimin e të dhënave sensitive të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë por që ka rezultuar se punon për kompaninë e një miliarderi rus, e quajtur Credit 2 All.

Kjo kompani sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.

Nga të dhënat e QKB-së, mësohet se Oleg Boyko ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm “Piressa Holding Limited”, një kompani kjo që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuari i policisë Endri Ikonomi, i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021.

Boyko, 57 vjeç, raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në webfaqen e tij si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare, si dhe drejtues i Finstar Financial Group.\TCH

LEXO EDHE:

Back to top button